Vedat Muriqi ka vazhduar formën e tij të mirë në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi prizrenas Vedat Muriqi , i cili aktivizohet me përfaqësuesen e Kosovës, ka gjetur rrugën e rrjetës në Superligën turke në sfidën Akhisar-Genclebirligi e cila përfundoi me rezultatin 3-3.

23-vjeçari nga Prizreni shënoi golin e tretë për skuadrën e Genclebirligit në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-3. Skuadra e Murqit nuk arriti ta menaxhonte siç duhej këtë avantazh dhe vendasit arritën të barazaonin në minutën e 60 dhe 60-të.

Kujtojmë që sulmuesi shtatlartë po gëzon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk, javën e kaluar i shënoi edhe Beshiktashit në fitoren 2-1.

Pas këtij barazimi, Genclebirligi ka grumbulluar tetë pikë dhe zë pozitën e 16 në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/