Genclerbirligi ka shënuar fitore ndaj Kamzës me rezultat 4-1, ku në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi.

Kamza luajti me formacionin titullar në pjesën e parë dhe bëri ndryshime të shumta gjatë pjesës së dytë.

Në pjesën e dytë për skuadrën turke u fut në lojë edhe Vedat Muriqi.

Ai shënoi tre gola dhe dha edhe një asistim për gol.

Muriqi në aksion

Vetëm në minutën e fundit të ndeshjes Kamza arriti të shënojë një herë me Stefan Racic.

Klubi shqiptar është në përgatitje në Turqi, ku do t’i zhvillojë disa ndeshje.

Kamza para disa ditës arriti marrëveshje me portierin Ilir Avdyli. /Telegrafi/