LAJMI I FUNDIT:

Muriqi nuk e lejoi ta ekzekutonte penalltinë për të arritur het-trikun ndaj Anglisë, Valon Berisha tregon prapaskenat me sulmuesin dardan

Muriqi nuk e lejoi ta ekzekutonte penalltinë për të arritur het-trikun ndaj Anglisë, Valon Berisha tregon prapaskenat me sulmuesin dardan

Reprezentuesi i Kosovës dhe ish-futbollisti i disa klubeve të njohura evropiane, tanimë pjesë e LASK-ut në Austri, Valon Berisha, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. 

Mes shumë temave të cilat u diskutuan me Berishën, ai gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen që Kosova e ka zhvilluar ndaj Anglisë. 

Me theks të veçantë ai është ndalur për të rrëfyer prapskenat me Vedat Muriqin, i cili nuk ia lejoi atij penalltinë për të arritur het-triku ndaj ‘Tre Luanëve’. 


“Ia bëj hallall, po të tregoj drejtë. Në momentin kur ka ndodhur, digjesha përbrenda. Nuk mund ta kuptoja se si lojtarët tjerë nuk po e kuptojnë se kjo është diçka që… het-trik”. 

“Por unë e luaj futbollin ashtu që nuk më intereson se kush shënon gol. Unë kam qejf ta bëjë diferencën që ekipi im të fitojë, këso lojtari jam unë”.

“Por të gjithë thonin leja leja Vedatit se ai dy asistime m’i bëri dhe e nxori penalltinë unë i thashë Vedat këtu e bo në njëfarë mënyre llugë. Ta bëj hallall ama ti duhesh ta dish vet se kjo gjë nuk bëhet, plus ne jemi shokë”, ka thënë Berisha.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zgjedhja e Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të zëvendësuar Modricin

Zgjedhja e Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të zëvendësuar Modricin

La Liga
Si qëndron situata e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26: Skuadrat, vazot dhe 12 vendet e mbetura

Si qëndron situata e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26: Skuadrat, vazot dhe 12 vendet e mbetura

Liga e Kampionëve
“Më pëlqen shumë”, Enzo Fernandez e zgjedh lojtarin më të mirë në botë në pozicionin e tij

“Më pëlqen shumë”, Enzo Fernandez e zgjedh lojtarin më të mirë në botë në pozicionin e tij

Ndërkombëtare
Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

La Liga
Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Premier League
Chelsea është gati ta transferojë sulmuesin për 80 milionë euro

Chelsea është gati ta transferojë sulmuesin për 80 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori