Emisioni “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ka vazhduar edhe sot ku të pranishëm ishin Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani, tre trajner të njohur të futbollit tonë.

Reklama

Treshja e njohur do të jenë analistët e Kampionatit Botëror Katar 2022 në RTV Dukagjini.

Munishi dhe Tovërlani e kanë komentuar ndeshjen Argjentinë – Arabinë Saudite, ku argjentinasit pësuan humbje.

“Nëse kish me qenë Maradona gjallë, i kish mposht me Expresso. Messi nuk i afrohet Maradonës as deri te thembra”, ka thënë Munishi.

Në anën tjetër trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani,  ka folur për problemin që ka Argjentina.

“Dy qendërmbrojtësit Romero dhe Otamendi nuk janë në nivelin e duhur. Këto janë nivele shumë të larta dhe kundërshtari është në gjendje të të dënojë”, deklaroi ai.

Reklama
Reklama

Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës. /Telegrafi/