“Fillimisht, eksperti i mirëfilltë është dashur të më pyes mua kur luajtën me Turqinë dhe u garantoj se nuk do t’i kishin hëngër gjashtë gola, pasi kam luajtur atje dhe e njoh mentalitetin e këtij vendi. Pastaj, eksperti i mirëfilltë nuk po dinë t’i rreshtojë futbollistët në fushë. Bersant Celina tregoi se nuk është anësor, por është tipik mesfushor që mund të luajë edhe në rolin e ‘trekuartistit’ (pas sulmuesve)”, kundërpërgjigjet Munishi, i cili vazhdon me kritika.

“E kisha sugjeruar përzgjedhësin që ta mësojë Shpëtim Hasanin si t’i ikë pozitës jashtë loje, çfarë lëvizjesh duhet të bëjë për t’i ikur kësaj grace dhe mos t’i hyjë në ‘offside’ më shumë se dhjetë herë”, pohoi Munishi.


Tutje, Munishi ka ftuar përzgjedhësin Bunjaki për një ndeshje miqësore. “Ftoj përzgjedhësin për një ndeshje miqësore. Unë do ta bëjë një skuadër me lojtarë të Superligës dhe futbollistë kosovarë që luajnë në Shqipëri, ndërsa ai le ta marrë këdo. Për më shumë, ndeshja do të niste 3:0 në të mirë të tyre dhe do të përfundonte atëherë kur njëra skuadër do të shënonte e para pesë gola. Ju garantoj se ne do të shënonim fitore”, përfundoi Munishi.

Ky i fundit bashkë me Tovërlanin kanë fituar tituj kampioni në dy edicionet e fundit. Tovërlani festoi me Prishtinën, kurse Munishi me Llamkos Kosovën. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app