Dukagjini dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, por edhe me fund dramatik, ku Gerhard Progni i Gjilanit humbi penalltinë.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes për Art Sport, në lidhje me barazimin.

Ai ka thënë se iu ndodh që edhe lojtarëve më të mirë të humbasin penalltinë.

“Normalisht sot kundërshtari bëri një lojë të jashtëzakonshme. Më gëzon fakti që nuk dorëzohemi deri në minutën e fundit. Penalltia e humbur ju ndodhë edhe lojtarëve më të mirë, Gerhard Progni ka qenë lojtari ynë kryesor”, tha Munishi.

Tutje trajneri i Gjilanit ka përgëzuar ekipin vendas për lojën e treguar dhe tha se është i kënaqur me një pikë të fituar.

“Dukagjinin e përgëzoi për lojën, jemi të kënaqshme edhe me një pikë ndaj një kundërshtari sikurse Dukagjini. Është një ekip që po lufton, i organizuar shumë mirë dhe asnjë skuadër nuk do ta ketë lehtë”, tha Munishi. /Telegrafi/