Drita ka arritur një pikë të vlefshme nga udhëtimi në Skenderaj duke barazuar me Drenicën 1-1.

Ndeshja filloi me gjysmë ore vonesë pasi në stadium nuk ishin të pranishëm Policia e Kosovës.


Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e nisi më mirë takimin duke shënuar qysh në minutat e para.

Ishte super sulmuesi i talentuar, Leotrim Kryeziu që realizoi gol vetëm pas tre minutash lojë.

Gjilanasit e motivuar luajtën një ndeshje të mirë në pjesën e parë duke kontrolluar topin dhe duke rrezikuar portën e vendasve.

Por me të filluar pjesa e dytë Drenica arriti ta barazonte rezultatin në 1-1.

Qendërsulmuesi i vendasve, njëherit golashënuesi më i mirë i kuqezinjve, Granit Arifaj shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfundoi ndeshja e parë e Ismet Munishit në krye të Dritës.

Pas këtij barazimi Drita i ikë pozitës së fundit dhe tani ndodhet në të 11-tën me pesë pikë të tubuara, ndërsa Drenica në pozitën e shtatë me 13 sosh. /Telegrafi/

Drenica - Drita 1-1

Granit Arifaj (51) - Leotrim Kryeziu (3)

telegrafi sport app