LAJMI I FUNDIT:

Munishi ankohet në fushë për barazimin e Gjilanit ndaj Llapit

Munishi ankohet në fushë për barazimin e Gjilanit ndaj Llapit

Gjilani mori një pikë në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës mysafire, Ismet Munishi pas ndeshjes është shprehur se fusha ka pamundësuar të luajnë futboll të mirë dy skuadrat.


Strategu theksoj se fusha e rënduar pamundësoi futboll të mirë, presim pranverën për të zhvilluar paraqitje të mirë në “Zahir Pajaziti”.

Batatina i kënaqur me pikën që morën ndaj Gjilanit
Lexo po ashtu Batatina i kënaqur me pikën që morën ndaj Gjilanit

“Ishte një ndeshje e vështirë. Llapi ka një ecuri të mirë dhe ka një skuadër të fortë, por ne analizuam ekipin e tyre dhe ata patën vetëm një rast të rrezikshëm me Drilon Fazliun”, ka thënë Munishi pas ndeshjes për Art SPort.

“Por, të kishim zhvilluar ndeshjen në një stadium tjetër, kishim treguar lojë me të mirë ne por edhe Llapi. Kjo fushë me shumë ka penalizuar Llapin se neve, pasi që ne kemi ndërmarrë masa që në pjesën e parë, pasi ka bërë formacionin me lojtarë që janë me të fortë fizikisht”.

“Presim pranverën për të luajtur në “Zahir Pajaziti”, pasi aty mund të luajmë më mirë dhe të kënaqim tifozët me lojë sepse i kemi borxh. Ne përgatitemi ndeshje pas ndeshje, së pari kemi një ndeshje për Kupë, presim Malishevën dhe në fund luajmë ndaj Ballkanit”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/