LAJMI I FUNDIT:

Mungon në ndeshjet e marsit, por Herolind Shala beson te shokët: Secili që e veshë fanellën dardane e jep maksimumin

Mungon në ndeshjet e marsit, por Herolind Shala beson te shokët: Secili që e veshë fanellën dardane e jep maksimumin

Mesfushori i spikatur i Kosovës, Herolind Shala do t’i mungojë shokëve të tij dardanë në tri ndeshjet e këtij muaji.

Arsyeja e mungesës së tij qëndron tek fakti se në mesin e të prekurve me Covid-19 është edhe Herolindi. Ai tash e disa ditë është i prekur nga ky virus, por dita-ditës po e rimerr veten.


Në një bisedë për faqen zyrtare të FFK-së, Herolindi ka folur për skuadrën e tij të re, Stabaek, por edhe për infektimin me koronavirus si dhe për pritjet e tij për ndeshjet e këtij muaji, veçmas për duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër dy kombëtareve gjigante, Suedisë dhe Spanjës.

”Ka disa ditë që jam prekur nga Covidi-19. Ditët e para kanë qenë goxha të vështira, ngase kam pasur temperaturë dhe ethe, derisa tash jam më mirë dhe besoj që për pak ditë do ta tejkaloj edhe këtë sfidë. Falënderoj edhe stafin e Kombëtares dhe presidentin Ademi që vazhdimisht më kanë telefonuar dhe janë interesuar për shëndetin tim, ashtu sikurse edhe bashkëlojtarët”.

“Më vjen keq që kësaj radhe nuk do të jem afër tyre për t’i ndihmuar, por ja që ndodhi që të prekem me virus pikërisht para këtij grumbullimi të Kombëtares”, ka thënë Herolind Shala.

Ai në fillim të këtij muaji u transferua te skuadra norvegjeze, Stabaek, por përhapja e madhe e koronavirusit ka ndikuar edhe në vetë punën e klubit.

“Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin Stabaek, i cili ka objektiva të mëdha për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane. Por, fati deshi që tani i gjithë ekipi është në karantinë apo thënë më mirë në izolim total. Po ashtu, edhe autoritetet e vendit kanë vendosur masa më të rrepta anti-Covid dhe si rrjedhojë edhe kampionati është shtyrë deri më 2 maj”, ka treguar Herolindi.

Pa marrë parasysh mungesën e tij në Kombëtare, ai beson se secili lojtar që e veshë fanellën e Dardanëve e meriton atë dhe e jep maksimumin. “Në ekipin kombëtar të Kosovës jemi si familje – kur mungon një lojtar është tjetri që e zëvendëson me dinjitet. Normalisht që ndjehem keq që nuk do të jem aty për ta ndihmuar ekipin, por e di që të gjithë do të japin gjithçka nga vetja dhe secili që e veshë fanellën dardane ndjehet krenar”, ka nënvizuar Shala.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori