LAJMI I FUNDIT:

Mungesat e Leart Paqaradës, Valon Berishës dhe Shkëlqim Vladit – përzgjedhësi Giresse flet për secilin

Mungesat e Leart Paqaradës, Valon Berishës dhe Shkëlqim Vladit – përzgjedhësi Giresse flet për secilin

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, foli në konferencë për media, duke shpjeguar problematikat para sfidave me Irlandën e Veriut dhe Qipron në Ligën e  Kombeve.

Ai është ndalur të flas për mungesën e Leart Paqaradës, pasi rikthimi i tij ishte pritur shumë nga tifozët e Kosovës.


“Nuk është hera e vetme që kemi diskutuar me të. Edhe pse nuk ka qenë i ftuar, unë kam folur me të më parë. Herën e fundin kur ka luajtur me St Paulin dhe pas këtyre paraqitjeve e kam kontaktuar sërish”.

Giresse flet për mungesat dhe mundësinë e zëvendësimit të tyre: Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë
Lexo po ashtu Giresse flet për mungesat dhe mundësinë e zëvendësimit të tyre: Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë

“E kam ftuar, nuk kemi pasur probleme, por është dëshpëruese që tani mungon për arsye dëmtimi”, ka thënë Giresse për mungesën e tij.

Tutje ai u ndal edhe te mungesa e Valon Berishës, ku sipas tij janë disa gjëra që kanë bërë të Girese të vendos për mosftesë.

“Janë disa arsye pse nuk mund të ftohet Valon Berisha. E para është distanca, pastaj kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me ekipin e tij në Francë. Ai kaloi në Australi dhe kampionati australian zhvillohet në një periudhë tjetër, kjo i komplikon gjërat”, deklaroi Giresse.

Në fund ai u ndal edhe te mungesa e Shkëlqim Vladit dhe Donat Rudhanit, që nuk do të jenë shkaku i lëndimeve.

“Para se të përpilojmë listën, shohim shumë lojtarë që mund t’i bashkohen përfaqësueses dhe që kanë një profil interesant. Një prej tyre është Shkëlqim Vladi, një sulmues shumë i mirë”, ka konfirmuar Giresse mungesën e këtyre të fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori