LAJMI I FUNDIT:

Mungesa me kartonë dhe lëndime për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, Giresse pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion

Mungesa me kartonë dhe lëndime për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, Giresse pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e tretë në kampanjën kualifikuese për Ligën e Kombeve.

Kundërshtari i radhës për kosovarët do të jetë Irlanda e Veriut, njëherit është edhe ndeshja e parë që këto dy ekipe kombëtare përballen mes vete.


Kosova në dy ndeshjet e para ka tri pikë, një fitore e një humbje, derisa Irlanda e Veriut ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, duke pësuar nga Greqia dhe duke barazuar me Qipron.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka probleme të mëdha në këtë sfidë pasi ka mungesa të shumta me futbollistë të lënduar dhe me kartonë.

Kosova pret Irlandën e Veriut në Fadil Vokrri në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve
Lexo po ashtu Kosova pret Irlandën e Veriut në Fadil Vokrri në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve

Mërgim Vojvoda ka humbur dy sfidat e para shkaku i lëndimit dhe nuk do të luaj fare, derisa i lënduar është edhe Edon Zhegrova që nuk do të paraqitet fare në këtë takim.

Mungesë mund të jetë edhe ajo e Vedat Muriqit, me sulmuesin prizrenas që do të bëj të pamundurën për të luajtur.

Ndërkohë dy mungesat e tjera janë ato të Arijanet Muric dhe Fidan Alitit që u ndëshkuan me kartonë të kuq në duelin ndaj Greqisë.

Duke parë mungesat e shumta, Giresse pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin bazë.

Kapiteni Samir Ujkani do të jetë në portë, derisa mbrojtja pritet të përbëhet nga Lirim Kastrati në të djathtë, Amir Rrahmani së bashku me Mirlind Kryeziun në qendër, derisa për krahun e majtë ka balotazh mes Benjamin Kolollit dhe Donat Rrudhanit.

Në mesfushë nga minuta e parë pritet të startojë Betim Fazliji së bashku me Ibrahim Dresevic.

Treshja ofensive do të jetë e përbërë nga Milot Rashica, Valon Berisha dhe Emir Sahiti, edhe pse mesfushori i Reims dhe sulmuesi i Hajduk Split janë në balotazh me Arbër Zenelin dhe Zymer Bytyqin.

Sulmuesi i vetëm qendror është Vedat Muriqi i cili ende nuk e ka të sigurt nëse do ia dali të luaj shkaku i lëndimit, por në rast se ai nuk do të luaj atëherë do të ndryshojë shumë edhe formacioni startues nga Giresse.

Kosova dhe Irlanda e Veriut përballen sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori