LAJMI I FUNDIT:

A mundet ish punëtori i CIA’s t’i parashikojë sulmet terroriste?

A mundet ish punëtori i CIA’s t’i parashikojë sulmet terroriste?

Një kompani, e themeluar nga një ish punëtor i CIA’s, pretendon se ka krijuar një program kompjuterik, përmes të cilit do të mund ta parashikojë të ardhmen

Kjo kompani, merr të dhëna nga uebsajte, si Facebook, Wikipedia dhe YouTube dhe i krahason bisedat nga to më motive të së kaluarës.


Pastaj, mund ta ofrojë parashikime rreth protestave politike dhe sulmeve terroriste, sipas themelues të saj, James Shinn.

Ekipi i kompanisë tha se sistemi i tyre kishte venë re një kunj të vërtetë në avullueshmërinë e bisedave oniline gjatë ditëve para sulme terroriste në Paris, më 13 nëntor, vitin e kaluar.

Sipas Richard Laurent nga kjo kompani, deri të kjo erdhi pas aktiviteteve në gjuhën franceze në Wikipedian për Shtetin Islamik.

“Interneti i hapur është i mbushur më materiale që mund të na japë neve informata të rëndësishme për atë se ku dhe kur do të ndodhin sulmet tjera,” tha ai.

Kjo kompani monitoron qindra postime në Twitter, rreth 10 mijë faqe ne Wikipedia dhe afër 50 mijë video në Youtube. /GazetaExpress/