Në orët e para pasi dy tërmete masive goditën Turqinë, Suedia dhe Finlanda ndërmorën hapat e para për të dërguar ndihma në shtetin turk.
Kombet nordike nuk po munden të bëhen anëtare të NATO-s pasi në gjë të tillë po e bllokon Ankaraja, ku presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar disa herë që Stokholmi dhe Helsinki të plotësojnë kriteret strikte para se të ratifikon anëtarësimin e tyre në aleancën më të fortë ushtarake në botë.
Pra, a mundet që ‘diplomacia e tërmetit’ të zbusë qëndrimin turk ndaj këtyre dyja vendeve, raporton euronews.
Në vitin 1999, një tërmet i fuqishëm goditi qytetin turk të İzmirit dhe grekët ishin ndër të parët që u përgjigjën me ndihma, pavarësisht armiqësisë mes dyja vendeve fqinje. Disa muaj më vonë, kur një tërmet me magnitudë 6.0 shkallësh të Rihterit goditi Athinën, turqit iu kundërpërgjigjën me ndihma.
Ky veprim bëri që Greqia të heqë dorë së kundërshtuari që Turqia të bëhet vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – diçka që politikëbërësit në Finlandë dhe Suedi po shpresojnë të përsëritet edhe me rastin e tyre.
Suedezët deri më tani kanë dhënë ndihma humanitare në vlerë të 3.3 milionë eurove ndërsa kanë dërguar më shumë se 50 ekspertë të kërkimi-shpëtimit, mjekë dhe qen në Turqi.
“Kontributi thelbësor që po jep Suedia, kanë sjell ndryshime të mëdha në terren në Turqi dhe Siri”, tha ministri suedez për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Johan Forssell.
Ky i fundit deklaroi se qeveria suedeze veproi “me shpejtësi dhe vendosmëri”, por Dr. Paul Levin nga “Stockholm University’s Institute for Turkish Studie” tha se ata mund të kishin lëvizur edhe më shpejt.
Çfarë ndihme kanë dhënë Suedia dhe Finlanda?
“Unë nuk mendoj se kjo është mungesë përpjekjeje apo vullneti, por Suedia nuk reagon shpejt ndaj fatkeqësive”, tha Levin për euronews, duke përmendur rastin e vitit 2004 të cunamit në Azi.
Në nivel të BE-së, Suedia – e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit Evropian – mblodhi javën e kaluar mekanizmin e reagimit të integruar politik të bllokut për të koordinuar të gjithë mbështetjen e nevojshme për Turqinë dhe Sirinë.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftuan gjithashtu se do të organizojnë në muajin mars një konferencë ndërkombëtare donatorësh për Turqinë dhe Sirinë.
Në Finlandë, përgjigja e qeverisë ka qenë mjaft e shpejtë dhe e fuqishme, transmeton Telegrafi.
Helsinki siguroi strehime të ngrohta emergjente, duke përfshirë tenda dhe stufa për 3000 njerëz.
Finlandezët kanë dërguar gjithashtu ekspertë të kërkim-shpëtimit ndërsa ka kontribuar në Fondin Qendror të Përgjigjes ndaj Emergjencave të OKB-së, i cili deri më tani ka ndarë 50 milionë dollarë (46.65 milionë euro).
“Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur ndërsa shkatërrimet janë shumë të mëdha. Nevoja për strehim urgjent në zonën e goditur nga tërmeti është e madhe”, tha Ministrja e Brendshme e Finlandës, Krista Mikkonen.
“Duke dërguar ndihma materiale, Finlanda synon të ndihmojë njerëzit të plotësojnë nevojat e tyre bazike. Është e rëndësishme që ne t’i ofrojmë ndihma zonave të prekur prej tërmetit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.
Si është situata në Ankara?
Nëse qeveria turke do t’i trajtojë aplikimet e shteteve nordike gjatë kësaj kohe është e diskutueshme.
Me zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për 14 maj, Erdogan e kishte përdorur Suedinë (dhe në një masë më të vogël Finlandën) si levë politike, duke e cilësuar shtetin suedez si një vend që strehon terroristë dhe si një rrezik për sigurinë kombëtare të Turqisë.
“Lajmet për anëtarësimin e Finlandës në NATO nuk do të merren parasysh në këtë kohë pasi që kjo katastrofë njerëzore ka ndryshuar peizazhin politik dhe temat në Turqi”, shpjegoi Ozan Yanar, politikan finlandez i lindur në Turqi dhe shërbeu si deputet i të Gjelbërve nga 2015-2019.
“Tani për tani i gjithë fokusi turk është te dëmet e tërmeteve dhe aty do të fokusohet për një kohë shumë të gjatë”, tha Yanar për Euronews.
Yanar mendon se nuk ka gjasa që ndonjë politikan turk të përpiqet të zhvendosë fokusin nga çdo dështim zyrtar në gatishmërinë ose reagimin ndaj tërmeteve, pasi ata do ta gjenin veten “në mes të kritikave të mëdha politike”.
“Njerëzit janë të zemëruar se Turqia nuk ishte gati për këtë, dhe veprimet e shtetit pas tërmeteve kanë qenë shumë të ngadalta. Njerëzit do të zhgënjeheshin ashpër dhe do të kritikonin regjimin nëse do të fillonte të fliste për NATO-n, që nuk është tema kryesore në Turqi”, tha Yanar, i cili do të kandidon sërish për një vend në parlament gjatë zgjedhjeve të pranverës në Finlandë.
Cilat janë shanset e diplomacisë së tërmetit të stilit 1999?
Paul Levin nga Universiteti i Stokholmit mendon se mundësitë janë të ulëta që çdo gjë që bën Suedia dhe Finlanda të ndikojë në qëndrimin e Turqisë për ratifikimin e anëtarësimit të vendeve nordike në NATO.
“Unë thjesht nuk shoh ndonjë ndikim real në lidhje me këtë nga pala turke”, tha ai, duke përshkruar se në shtetin turk ekziston një situatë “e çrregullt” politike.
“Nëse Erdogan sheh se është lënduar nga kjo dhe sheh se nuk do të jetë në gjendje t’i fitojë zgjedhjet, ai do këmbëngul në kundërshtimin e anëtarësimit”, tha Levin.
“Sa më i dëshpëruar të bëhet politikisht, aq më tërheqëse do të jenë ato lloj taktikash. Unë mendoj se ai do të bëjë pothuajse gjithçka për t’u rizgjedhur”, pohoi ai.
Kjo mund të nënkuptojë vazhdimin e demonizimit të Stokholmit në veçanti, për dështimin e dëbimit të kurdëve që Turqia thotë se janë të dyshuar për terrorizëm.
Ankaraja kërkon që Finlanda dhe Suedia të deportojnë rreth 130 “terroristë” para se ajo të miratojë ofertat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n.
Erdogan deklaroi në muajin janar se vendet nordike duhet “të dorëzojnë terroristët”, por të cilën gjë e ka kundërshtuar fuqishëm Suedia.
“Ndoshta është pak herët për të spekuluar se çfarë do të ndodhë, por deri më tani nuk kam parë asnjë rezultat pozitivë të diplomacisë”, tha Levin.
Ndryshe, Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për anëtarësim në NATO, menjëherë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Sulm në Virginia, 19-vjeçari me katër armë qëlloi mbi turmën gjatë ceremonisë së mbrëmjes së maturës – vriten dy persona dhe plagosen pesë tjerë

Imazhet satelitore të Maxar Technologies tregojnë shkallën e katastrofës në Kherson, pas shpërthimit të digës uji që mori gjithçka para vetes

Në Serbi publikohen mesazhet e grupeve kriminale pas të cilave fshihet vrasësi i Oliver Ivanoviqit

Në Serbi publikohen mesazhet e grupeve kriminale pas të cilave fshihet vrasësi i Oliver Ivanoviqit

Shpërthimi i digës në Ukrainë, ekipet e shpëtimit: Problem nuk është uji – janë rusët që po na granatojnë

Çfarë i ndodhi digës Kakhovka në Ukrainë?

Imazhet satelitore të Maxar Technologies tregojnë shkallën e katastrofës në Kherson, pas shpërthimit të digës uji që mori gjithçka para vetes

Zelensky: Ukraina në pritje të marrëveshjeve përfundimtare për dorëzimin e aeroplanëve F-16

Se dëmet ishin të mëdha pas shpërthimit të digës në Kherson e tregon edhe kjo video, shtëpia lundron në lumin Dnipro

TradeCo LLC

Kolegji Universum

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden