LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i babait turk që nuk ia lëshoi dorën vajzës së tij të vdekur nën rrënoja: Atë natë shkoi te gjyshja

Rrëfimi i babait turk që nuk ia lëshoi dorën vajzës së tij të vdekur nën rrënoja: Atë natë shkoi te gjyshja

Një nga fotografitë më prekëse të shkrepura pas tërmeteve të tmerrshme në Turqi, dhe ajo që ka bërë xhiron e botës është fotografia e një babai që mban për dore vajzën e tij, që vdiq nën rrënojat e ndërtesës së shembur në qytetin turk Kahramanmaras.

Babai Mesut Hancer tregoi për herë të parë historinë e tij para kamerave televizive të televizionit turk Kanal D, transmeton Telegrafi.


49-vjeçari nuk ia lëshoi ​​dorën vajzës së tij 15-vjeçare Irmak, e cila mbeti në rrënoja. Fotografia e babait të veshur me një xhaketë portokalli me dhimbje të papërshkrueshme në fytyrë, la mbresa të thella në Turqi dhe në mbarë botën.

Qyteti turk Antakya është shkatërruar plotësisht, nuk ka ndërtesë që pothuajse nuk është shkatërruar
Lexo po ashtu Qyteti turk Antakya është shkatërruar plotësisht, nuk ka ndërtesë që pothuajse nuk është shkatërruar

Duke shpjeguar se në momentin e tërmetit punonte në një furrë buke, babai tha se sapo u dridh toka, fillimisht telefonoi familjen dhe mori vesh se gruaja, dy vajzat dhe djali ishin mirë.

Tha se vajza e tij e vogël Irmak ka qëndruar atë natë me gjyshen e saj.

“Atë natë erdhën të afërmit e Irmakut dhe ajo shkoi në shtëpinë e gjyshes për të qenë me ta”, shtoi 49-vjeçari.

“Kur thirra gjyshen e saj atë mëngjes, askush nuk u përgjigj. Vrapova atje, iu luta Zotit që ndërtesa të ishte e plotë. U përpoqa ta tërhiqja princeshën time me duar, por nuk munda. Në fund, më është dashura ta lija në gërmadha”, tha ai.

U fut në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti – deshi të mbetet anonim
Lexo po ashtu U fut në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti – deshi të mbetet anonim

Tha se ajo humbi jetën në tërmetin e parë dhe se nuk kishte asnjë mënyrë për ta shpëtuar. Hancer theksoi se kanë arritur ta gjejnë trupin vetëm pas tre ditësh për shkak të rrënojave. Vajza u varros dy ditë më parë.

Në tërmet vdiqën edhe nëna e Mesutit, gjegjësisht gjyshja e vajzës, dy vëllezërit e tij dhe shtatë persona të tjerë.

“Edhe shtëpia jonë është e dëmtuar, nuk mund të hyjmë në të, nuk kam ku të shkojë”, tha për fund Hancer.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori