LAJMI I FUNDIT:

Erzin, qyteti turk që nuk ka asnjë të vdekur dhe asnjë ndërtesë të shembur nga tërmeti – kryebashkiaku dhe ekspertët tregojnë arsyet

Erzin, qyteti turk që nuk ka asnjë të vdekur dhe asnjë ndërtesë të shembur nga tërmeti – kryebashkiaku dhe ekspertët tregojnë arsyet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se tërmetet e javës së kaluar ishin të “forcës së bombës atomike” dhe shifrat e reja tregojnë se numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është mbi 40,000.

Erdogan tha gjithashtu se qindra mijëra ndërtesa nuk mund të përdoren në të gjithë Turqinë, duke shtuar se çdo vend do të përballet me të njëjtat pasoja si Turqia “në rast të një fatkeqësie të tillë”.


Por në qytetin e Erzinit, në mes të rajonit të Hatay të prekur rëndë, askush nuk gjeti vdekjen dhe asnjë ndërtesë nuk u dëmtua ndjeshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në qytetin me 42 mijë banorë – rreth 110 km larg nga Pazarciku, epiqendra e tërmetit – janë dëmtuar vetëm disa shtëpi familjare dhe disa minare.

Sa kohë mund të mbijetojnë njerëzit në rrënojat e tërmetit?
Lexo po ashtu Sa kohë mund të mbijetojnë njerëzit në rrënojat e tërmetit?

“Nuk kemi rrënoja, viktima apo lëndime për shkak të tërmetit”, citohet të ketë thënë kryetari i këtij qyteti, Okkeş Elmasoglu, duke shprehur ngushëllimet e tij për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Euronews shkruan se shkoi në Erzin dhe pyeti kryebashkiakun Ökkeş Elmasoğlu se si mbijetuan ndërtesat pas tërmeteve më të fuqishme në historinë e vendit.

“Nuk kam lejuar në asnjë mënyrë ndërtimet pa leje. Pavarësisht kësaj, kishte nga ata që u përpoqën. Ndonëse në fillim nuk mund t’i ndiqnim pasi nuk kishim personel të mjaftueshëm, më vonë i raportuam në prokurori dhe morëm vendime për prishjen e ndërtesave”, ka thënë ai, shkruan hurriyetdailynews.

Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se pjesa më e madhe e banesave në rreth janë katërkatëshe, ndërsa numri më i lartë i kateve është gjashtë.

Ndërsa duke theksuar domosdoshmërinë e respektimit të rreptë të rregullave në lidhje me zonimin, kryebashkiaku i Erzinit, Elmasoğlu tha: “Në tërësi, populli ynë ka nevojë për një revolucion mentaliteti së bashku me shtetin tonë”.

Bërtiste dhe nuk mund të ndalte lotët e gëzimit, kur mësoi se e ëma e tij po nxirret e gjallë nga rrënojat – qëndroi 178 orë e ngujuar
Lexo po ashtu Bërtiste dhe nuk mund të ndalte lotët e gëzimit, kur mësoi se e ëma e tij po nxirret e gjallë nga rrënojat – qëndroi 178 orë e ngujuar

“Ne duhet të zbatojmë rregullat tona në mënyrë efektive dhe të rishqyrtojmë sistemet tona të inspektimit të ndërtesave. Por shteti ynë, ne të gjithë administratorët duhet të kemi vullnetin për këtë çështje dhe ta tregojmë me vendosmëri para qytetarëve. Përndryshe, kushdo që të vijë, humbja e jetëve tona do të vazhdojë”, citohet të ketë thënë më tej ai.

Dhe siç vë në pah më tej Euronews, ekspertët vlerësojnë përpjekjet e bashkisë por edhe tërheqin vëmendjen për strukturën gjeologjike të rajonit.

Shkencëtari i tërmeteve Prof. Dr. Naci Görür tha si më poshtë për mungesën e shkatërrimit në Erzin: “Nëse do të jetojmë përgjithmonë në këtë vend pavarësisht nga tërmetet – sepse tërmetet nuk do të mbarojnë – duhet të ndërtojmë vendbanime dhe qytete rezistente ndaj tërmeteve… Struktura gjeologjike, pozicioni tektonik dhe veçoritë gjeologjike të këtij rajoni ofrojnë mbrojtje të veçantë nga tërmetet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori