Të përballur me kundërshtimin e Listës Serbe për ndryshimet Kushtetuese për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës (FAK), institucionet e vendit tashmë janë duke shqyrtuar që Ushtrinë ta bëjnë në një formë tjetër.
Kjo po synohet të arrihet përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke mundësuar rritjen e kapaciteteve dhe buxhetin për FSK-në.
Një propozim i tillë është dhënë kohë më parë nga deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Tani për tani të njëjtën mundësi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me anë të ndryshimit të ligjit për FSK-në e sheh edhe Nuredin Ibishi, deputet dhe anëtar i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga radhët e LDK-së.
Ai në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se po pritet të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i këtij ligji i cili nënkupton zhvillim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të Sektorit Strategjik të Sigurisë.
“Tash për tash e vetmja mundësi mbetët kjo që të bëhet me ndryshimin e ligjit për FSK-në, që substacialisht nuk do të ndryshonte përveç emrit, zhvillimit të vazhdueshëm dhe gjithçka që është planifikuar me ndryshimin Strategjik të Sigurisë, e cila jep mundësi që për një kohë të shkurtër FSK-ja të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve”, ka thënë Ibishi.
Çështja e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ishte premtuar që do të ndodh shumë shpjet nga Hashim Thaçi gjatë vitit 2014 kur ishte kryeministër. Ai në përvjetorin e shënimit të 17 shkurtit, ushtarëve të FSK-së u kishte thënë se përvjetorin e ardhshëm ditën e pavarësisë, Kosova do ta shënojë me ushtri.
Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, për shkak të kundërshtimit të Listës Serbe, pa votën e së cilës nuk mund të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, ku kërkohet 2/ 3 e deputetëve.
Vjosa Osmani deputete e LDK-së ka bërë thirrje që Kosova të formojë ushtrinë sa më shpejtë. Ajo në një intervistë për lajmi.net, javë më parë, ka thënë se Kosova mund ta formojë ushtrinë me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për FSK-në, pa ndryshim të emrit të cilën Lista Serbe nuk mund ta pengojë.
“Kushtetuta kërkon ndryshimin nëpërmjet votimit të dyfishtë me 2/3, mirëpo për t’a shndërruar FSK-në në ushtri në gjithçka përpos emrit, ne mund t’a bëjmë këtë duke ndryshuar të gjitha ligjet që përcaktojnë Misionin, kapacitetet, armatimin dhe të gjitha çështjet e tjera që në praktikë e bëjnë një ushtri. Për ndryshimin e ligjeve nuk duhen 2/3. Natyrisht ligjet për interes vital kërkojnë një shumicë më të lartë (edhe pse as ato nuk kërkojnë 2/3, por thjeshtë votim të dyfishtë), mirëpo ligjet për FSK-në nuk bëjnë në këtë kategori”, kishte thënë Osmani.
Projektligji për FAK-un parasheh që ushtria e Kosovës të ketë rreth pesëmijë ushtarë aktivë dhe rreth tremijë rezervë, që do të jenë përafërsisht të njëjtë me shtarët e shteteve në rajon, shkruan Lajmi.net.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron