LAJMI I FUNDIT:

Mulliri shekullor në Shtime, i shërbeu UÇK-së në luftën e fundit (Video)

Mulliri shekullor në Shtime, i shërbeu UÇK-së në luftën e fundit (Video)

Mulliri shekullor i familjes Salihi nga fshati Lanishte, iu shërbeu gjeneratave të tëra.

Ky mulli ishte në shërbim edhe të ushtarëve të UÇK-së, në luftën e fundit, andaj njihet si mulliri historik.

Sajni Salihi thotë për RTV Dukagjinin se ai sot kujdeset me shumë xhelozi për këtë mulli.

Ai thotë se është dhurata më e mirë që e ka trashëguar nga të parët.

“Gojëdhënat thonë se mulliri është i periudhës osmane. Ne kemi shkua duke trashëguar brez pas brezi nga katragjyshet e deri sot. Njihet si “mulli historik” sepse iu ka shërbyer shumë luftërave, Luftës së Dytë Botërore edhe kësaj të fundit të UÇK-së. Mulliri ka qenë i ndërtuar me gurë, por një periudhë është deformuar dhe e kemi kthyer me blloka. Por forcat serbe e kanë djegur dhe ne e kemi rindërtuar me gurë siç ka qenë në fillim” rrëfen Sajni Salihi.

Fshati Llanishtë njihet si vend me traditë në Komunën e Shtimes gjë që dëshmohet edhe këtë mulli të vjetër, përcjell Telegrafi.

“Babai tregon se në këtë mulli kanë bluar shumë fshatra. Mulliri ka punuar 24 orë dhe unë e mbaj në mend kur kam kaluar këndej kam parë njerëz duke pritur në radhë për të bluar”, tregon më tej Salihi.

I ndërtuar me gurë e baltë, mulliri i jep një pamje të mrekullueshme fshatit i cili të jep ndjenjën se je kthyer në kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori