LAJMI I FUNDIT:

Muja: Na lejoni ta miratojmë pagën minimale, sepse 120 mijë puntorë paguhen më pak se veteranët

Muja: Na lejoni ta miratojmë pagën minimale, sepse 120 mijë puntorë paguhen më pak se veteranët
Armend Muja nga LVV (foto nga arkiva)

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt për ta miratuar ligjin pë pagën minimale në Kosovë.

Muja kërkoi nga opozita që t’i lejojnë ta miratojnë pagën minimale, ku nga kjo do të përfitojnë rreth 120 mijë punëtorë në Kosovë.


Muja tha se veteranët nuk do të lihen anash, mirëpo në vend ka puntorë që paguhen më pak se vetaranët.

“Përmes ligjit ne kemi dashur ta rrisim pagën minimale. Asnjëherë nuk është thënë këtu që të gjitha propozimet që i ka opozita, janë të paarsyeshme. Nuk ka pasur lidhje mes pagës minimale dhe pagesave së veteranëve, qe një kohë të gjatë. Ajo lidhje është shkëputur në vitin 2016, është mirë të kupthet kjo. Paga minimale është instrument i tregut dhe ky prioritet iu dedikohet 120 mijë vajzave dhe djemve që punojnë dhe paguhen me 130 deri 170 euro. Na lejoni që të adresohen kushtet e kësaj shtrese shoqrore. Që paguhen shumë më pak se veteranët. Asnjëhre nuk po themi se veteranët paguhen mjaftueshëm, por fillimisht ta rrisim pagën minimale, pastaj bëjmë debat për pagesat e veteranëve”, tha Muja./Telegrafi/