LAJMI I FUNDIT:

Muja: Haradinaj nuk ka pse ankohet, vet shkarkoi Bordin paraprak të Agjencisë së Akreditimit

Muja: Haradinaj nuk ka pse ankohet, vet shkarkoi Bordin paraprak të Agjencisë së Akreditimit

Profesori universitar Armend Muja ka folur për vendimin e fundit të Agjencisë së Akreditimit për mbylljen e disa institucioneve të arsimit të lartë.

Muja në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ekspertja ndërkombëtare që ka qenë e angazhuar në proces e që është përfolur në Kosovë, është ndër më të mirat që ka Evropa.


Ai ka thënë se universitetet janë hapur për t’iu shërbyer ekonomive rajonale, por me kalimin e viteve ato kanë devijuar nga qëllimi.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Haradinaj në drejtim të anëtarëve të Bordit të Akreditimit, Muja ka thënë se është pikërisht ky i fundit që ka bërë shkarkimin e bordit paraprak.

“Është një bord që është votuar në Kuvend me 74 vota dhe që i bie që ka më shumë legjitimitet se vet Kryeministri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Profesori universitar thotë se maturantët nga Prizreni dhe Peja nuk duhet të kenë synim Juridikun dhe Ekonomikun që kanë ofruar universitetet publike në komunat e tyre. Ai thotë se si Peja ashtu dhe Prizreni janë vende turistike dhe që kanë industri të ndryshme dhe studentët nga këto rajone të synojnë studime në këto drejtime.

Muja thotë se edhe Universiteti i Prishtinës ka probleme të mëdha me cilësinë dhe sipas tij pikërisht Juridiku dhe Ekonomiku “janë shpikje të UP-së e që më pas janë ndjekur nga universitetet tjera publike”.

Ai thotë më tej se papunësia e madhe e të rinjve është edhe si pasojë e politikave të dobëta që ka ndjekur Ministria e Arsimit, pasi sipas tij pikërisht mbi 50% e të diplomuarve kanë të mbaruar juridikun dhe ekonomikun./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori