Futbollisti nga Gjilani u largua pa shumë zhurmë nga qyteti buzë bjeshkëve të Rugovës. Gjithsesi, Muja ka ‘shpërthyer’ të mërkurën, duke zbuluar për Arenën arsyet e vërteta të largimit.

Premtoni i cili iu bashkua Besës në afatin kalimtar të verës, kur kjo skuadrës drejtohej nga trajneri Valdet Shoshi, thotë se një ndër faktorët që e ka shtyrë të marrë vendimin e largimit, ka qenë edhe trajneri aktual i Besës, Arbnor Morina.


“Arsyeja kryesore që jam larguar është sepse nuk jam aktivizuar në ndeshjet kampionale dhe nuk kam gjetur përkrahje nga trajneri. Në dhjetë ndeshje kam qenë në bankën rezervë, në shtatë prej tyre jam aktivizuar. Gjithsesi, gjërat kanë qenë të programuara se kur të hyjë në fushë. Mendoj se kanë ndikuar shumë gjëra në inkuadrimin tim”, ka thënë Premton Muja për gazetën. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app