LAJMI I FUNDIT:

Mugosa: Kosova ka skuadër dhe individë të shkëlqyer

Mugosa: Kosova ka skuadër dhe individë të shkëlqyer
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Stefan Mugosa është njëri nga lojtarët që duhet shikuar në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të vlefshme për kualifikimet për ‘Euro 2020’.

Sulmuesi i klubit korean, Incheon United, ishte pikërisht lojtari që i shënoi Përfaqësueses sonë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podgoricë (që u mbyll me rezultat 1-1).


Në detaje - si rrodhi ndeshja Kosovë 2-0 Mali i Zi
Lexo po ashtu Në detaje - si rrodhi ndeshja Kosovë 2-0 Mali i Zi

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së të hënës mbrëma, ai ka thënë se përfaqësuesja e tij dëshiron ta regjistrojë fitoren e parë të këtyre kualifikimeve në “Fadil Vokrri”, ka deklaruar Mugosa, i cili i ka shënuar dy nga tre golat totalë të malazezëve në këtë fazë.

“Asnjëherë nuk tërhiqemi, nuk do të ndalemi as tash – e duam fitoren e parë në kualifikime. E dimë se Kosova ka skuadër të shkëlqyer dhe individë të shkëlqyer, por kemi ardhur këtu për fitore”, ka shtuar ai.

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Mali i Zi ka regjistruar tri barazime dhe tri humbje, dhe është akoma në kërkim të fitores. /Telegrafi/

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)