LAJMI I FUNDIT:

Muajin e kaluar iu vra gruaja, djali dhe vajza – tani izraelitët ia vranë edhe djalin tjetër gazetarit të Al Jazeera

Muajin e kaluar iu vra gruaja, djali dhe vajza – tani izraelitët ia vranë edhe djalin tjetër gazetarit të Al Jazeera

Një sulm ajror izraelit në një veturë pranë Rafah në jug të Gazës, vrau dy gazetarë palestinezë në punë sot, sipas zyrtarëve Shëndetësorë të Gazës dhe sindikatës së gazetarëve të Gazës.

Hamza Al-Dahdouh dhe Mustafa Turaja ishin gazetarë të pavarur. Al-Dahdouh ka punuar me kohë të pjesshme për Al Jazeera dhe është djali i korrespondentit kryesor të Al Jazeera në Gaza, Wael Al-Dahdouh. Gazetari i pavarur Hazem Rajab u plagos, transmeton Telegrafi.


Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk iu përgjigjën menjëherë një pyetjeje të Reuters. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, e cila filloi më 7 tetor, ka qenë vdekjeprurëse për gazetarët.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) njoftoi se 77 gazetarë dhe punonjës të medias – 70 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë – janë vrarë deri dje.

Izraeli thotë se është shkatërruar komanda e Hamasit në veri të Gazës
Lexo po ashtu Izraeli thotë se është shkatërruar komanda e Hamasit në veri të Gazës

Zyra e medias e qeverisë së udhëhequr nga Hamas në Gaza, tha se dy vdekjet e çuan numrin e gazetarëve të vrarë në ofensivën izraelite në 109.

Një video tronditëse e postuar në një kanal në YouTube të lidhur me Al Jazeera, tregoi Wael Al-Dahdouh duke qarë pranë trupit të djalit të tij dhe duke mbajtur dhe puthur dorën e tij.

Më vonë, pas varrimit të djalit të tij, ai tha se gazetarët në Gaza do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

“E gjithë bota duhet të shohë se çfarë po ndodh këtu”, tha ai.

Hamasi publikon pamjet nga luftimet e ashpra kundër izraelitëve në Gazë
Lexo po ashtu Hamasi publikon pamjet nga luftimet e ashpra kundër izraelitëve në Gazë

Wael Al-Dahdouh është veçanërisht i njohur për shikuesit në të gjithë Lindjen e Mesme, pasi mësoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë muajin e kaluar se gruaja, një djalë tjetër, vajza dhe nipi i tij ishin vrarë në një sulm ajror izraelit.

Gazetari i Reuters, Issam Abdallah është ndër gazetarët që vdiqën duke raportuar për konfliktin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori