LAJMI I FUNDIT:

MTI-ja pret investime dhe reflektim politik nga Spanja

MTI-ja pret investime dhe reflektim politik nga Spanja

Bizneset spanjolle gjatë takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, kanë diskutuar lidhur me mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si në aspektin ekonomik edhe në atë politik, kur dihet se Spanja akoma nuk e ka njohur Kosovën.

Ministri Shala ka informuar investitorët spanjoll lidhur me legjislacionin, mundësit, potencialet e çështjet tjera që kanë të bëjnë me investitorët.


Ai kërkoi nga bizneset spanjolle që pas kësaj vizite në Kosovë, kur të kthehen në vendin e tyre të ndikojnë tek institucionet që të nisin e forcojnë bashkëpunimin me Kosovën, sepse kjo është në interes të dy vendeve.

“Ne presim investime dhe reflektim politik nga Spanja”, tha ministri Shala, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka njoftuar ministrin lidhur me vizitën e parë të bizneseve spanjolle me ftesë të AKB-së, ku janë 15 biznese, nga industria mishit, aluminit, elektrikes, ndriçimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfumerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike, ato ambulantive e të tjera.

Bizneset spanjolle treguan se janë të gatshëm të investojnë e lidhin marrëveshje bashkëpunimi me bizneseve vendëse për eksporte e importe. /Telegrafi/