LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Të prekurit nga vërshimet të lirohen edhe 5 ditë nga puna

MPPS: Të prekurit nga vërshimet të lirohen edhe 5 ditë nga puna

Ministria për punë dhe politikë sociale në pajtim me obligimin nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë nga mbledhja e mbrëmshme, njofton se obligohen të gjithë organet shtetërore dhe njëkohësisht u bëhet me dije, respektivisht u rekomandohet institucioneve tjera shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, ti lirojnë nga puna në kohëzgjatje prej 15.8.2016 (e hënë) deri më 19.8.2016 (e premte), të gjithë të punësuarit nga zonat e vërshuara, respektivisht ata që jetojnë në Stajkovcë dhe Hasanbeg, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Po ashtu u rekomandohet edhe ndërmarrjeve dhe kompanive private që gjatë periudhës së dhënë ti lirojnë nga puna të gjithë ata të punësuar që jetojnë në zonat e vërshuara, respektivisht në zonat e banuara Hasanbeg dhe Stajkovcë./Telegrafi/