LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Për disa persona të siguruar, anëtarësimi në shtyllën e dytë pensionale është i pavolitshëm

MPPS: Për disa persona të siguruar, anëtarësimi në shtyllën e dytë pensionale është i pavolitshëm

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se së bashku me Agjencinë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional dhe Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor e përcjellë zbatimin e reformës pensionale dhe se analiza në fillim të zbatimit në vitin 2007 ka vërtetuar se anëtarësimi vullnetar në shtyllën e dytë nuk është i volitshëm për disa persona të siguruar për shkak të moshës dhe stazhit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga ana e MPPS këto persona janë kontaktuar me qëllim që t’u tregohet se anëtarësimi i tyre në shtyllë të dytë nuk është në interes të tyre dhe edhe një herë ta shqyrtojnë vendimin e tyre për atë nëse mbeten anëtarë të fondit të domosdoshëm pensional”, njoftoi MPPS si përgjigje e informacionit se deri te Avokati i Popullit janë parashtruar ankesa nga qytetarë, të cilët kanë marrë pension më të ulët pse kanë qenë anëtarë të fondit të dytë privat pensional.


Ministira në një shkrim për mediat, informoi se në kontinuitet kryen analiza dhe kontrolle në atë se si reforma pensionale zbatohet dhe si ndikojnë ndryshimet në faktorët socio-ekonomikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori