LAJMI I FUNDIT:

Mposhtën Evertonin me rezultat të thellë, Berisha ndihet krenar (Foto)

Mposhtën Evertonin me rezultat të thellë, Berisha ndihet krenar (Foto)

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është krenar me skuadrën e tij, Atalanta, pasi këta të fundit mposhtën anglezët e Evrtonit.

Atalanta ishte nikoqire e Evertonit në ndeshje hapëse të grupeve për sezonin e ri 2017/18 të Ligës së Evropës.


Ky takim u fitua nga vendasit italian me rezultat të thellë 3-0, duke qenë befasi për shumë kënd, ku golat u shënuan nga Andrea Masiello (27’), Andrea Petagna (41’) dhe Bryan Cristante (44’).

Berisha me notë të lartë pas fitores së Atalantës
Lexo po ashtu Berisha me notë të lartë pas fitores së Atalantës

Portieri i Shqipërisë, Berisha mbrojti për 90 minuta, ku pati paraqitje brilante duke mbajtur portën e paprekur ndaj yjeve të mëdha si Wayne Rooney dhe Gylfi Siggurdson.

Kjo paraqitje e bëri krenar portierin Berisha, i cili pas ndeshjes u shpreh në Facebook: “Krenar me këtë skuadër”. /Telegrafi/