LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Presim hapjen e pikës kufitare “Rafah” për evakuimin e shtetasve tanë që ndodhen në Gaza

MPJ Maqedoni: Presim hapjen e pikës kufitare “Rafah” për evakuimin e shtetasve tanë që ndodhen në Gaza

Në lidhje me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe Gaza, MPJ Maqedoni njofton se deri në këtë moment pesë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Gaza kanë shprehur interes për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut.

MPJ kujton se përveç çiftit martesor, për të cilin më herët kishim informacione se ndodheshin në Gaza, në ndërkohë Ambasada e RMV-së në Kajro është kontaktuar edhe nga një familje – baba dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut.


“Për fëmijët janë siguruar dokumente për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga institucionet kompetente në Kajro dhe Tel Aviv është marrë informacion se të pesë shtetasit janë futur në listën për evakuim, për të cilën pritet vendimi për hapjen e pikës kufitare Rafah. Gjithashtu ju informojmë se dy ambasadat e Maqedonisë së Veriut, në Kajro dhe Tel Aviv, janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët tanë, të cilët aktualisht janë të sigurt”.

“Hapja e pikës kufitare kushtëzohet nga kushtet në terren dhe për momentin pika kufitare është e mbyllur. Ndërkohë po punohet në identifikimin dhe mbledhjen e të dhënave për shtetas tjerë që mund të ndodhen në Gaza, për të çka edhe një herë ju rikujtojmë të dhënat tona për kontakt: numrat e telefonit të Ministrisë së Punëve të Jashtme – 075/273- 732 dhe 075/268-736, telefoni kujdestar i Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378 dhe telefoni kujdestar i Ambasadës në Kajro +201033615542”, thonë nga MPJ Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Kalo në kategori