LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni: Edhe 9 qytetarë tanë janë larguar nga Izraeli

MPJ-Maqedoni: Edhe 9 qytetarë tanë janë larguar nga Izraeli

Edhe 9 qytetarë tanë të tjerë janë larguan nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër me aeroplan për në Athinë, tre për në Jordani dhe dy për në Beograd; së bashku me ata që janë larguar më parë, numri i përgjithshëm për tre ditët e fundit është rritur në 40 qytetarë tanë që janë larguar nga Izraeli, njoftojnë nga MPJ.

Nga MPJ theksojnë se 20 shtetas të regjistruar nga rajonet kufitare, që konsideroheshin të rrezikshëm për sigurinë, janë transferuar mëngjesin e sotëm në një vend të sigurt në Tel Aviv, nga ku do të punohet për largimin e tyre nga Izraeli.


“Fatkeqësisht, disa nga fluturimet për të cilat tashmë ishin siguruar vende për largimin e disa shtetasve tanë nga Izraeli gjatë ditës së djeshme janë anuluar, kështu që aktivitetet për përfshirjen e tyre në disa prej fluturimeve të sotme vazhdojnë edhe sot. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët tanë në Izrael dhe në koordinim me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Numri i saktë i qytetarëve tanë që kanë aplikuar për ndihmë dhe largimin e tyre nga Izraeli po ndryshon vazhdimisht, por aktualisht nuk e kalon numrin 100.

Ndërkohë ju bëjmë thirrje qytetarëve tanë në Izrael që të ndjekin Portalin shtetëror për rastet urgjente (www.oref.org.il), e a.q. Home Front Command, e specializuar në mbrojtjen civile, e cila lëshoi ​​rekomandime të reja për popullatën, si dhe respektimin e të gjitha udhëzimeve të tjera të institucioneve kompetente të Izraelit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka në dispozicion dy linjat telefonike SOS: 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926 -7378

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori