LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë, Lavrov-it: Ne vazhdimisht luftojmë kundër të gjitha ndikimeve dashakeqe nga vendet e treta

MPJ e Maqedonisë, Lavrov-it: Ne vazhdimisht luftojmë kundër të gjitha ndikimeve dashakeqe nga vendet e treta

Lidhur me intervistën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, kanë reaguar nga Ministri e Jashtme e Maqedonisë së Veriut nga ku thonë se çdo vendim për anëtarësim në aleancat ndërkombëtare, si çdo shtet tjetër sovran i marrim të udhëhequr ekskluzivisht nga interesat tona me mbështetjen e numrit më të madh të qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston një unitet i fortë ndëretnik dhe mbipartiak për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


Më shumë se 30 vjet më parë, Kuvendi ynë mori një vendim unanim për këtë orientim të politikës sonë të jashtme.

Vendimet e tilla për anëtarësim në aleancat ndërkombëtare, si çdo shtet tjetër sovran i marrim të udhëhequr ekskluzivisht nga interesat tona me mbështetjen e numrit më të madh të qytetarëve.

Deri më tash, vite me radhë, të gjithë vepruesit politikë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e aspiratave të tilla.

Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e NATO-s, së bashku me aleatët tanë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe kundërshtojmë fuqishëm të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, siç është agresioni kundër Ukrainës”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Në të njëjtën kohë, theksojnë nga atje, ne vazhdimisht luftojmë kundër të gjitha ndikimeve dashakeqe nga vendet e treta për të ndërhyrë në punët tona të brendshme.

“Në intervistë manipulohen ndjenjat fetare të besimtarëve ortodoksë në vendin tonë dhe marrja e autoqefalisë së KOM-OA përdoret për të promovuar pikëpamjet e tyre gjeopolitike”, thonë nga MPJ.

Nga atje shtojnë se askush nuk duhet ta përfitojë këtë ngjarje historike si suksesin e vet, sidomos ata që e kundërshtuan fshehurazi këtë akt./Telegrafi/

Lavrov: Perëndimi po e kthen Maqedoninë në “mjet” në lojën antiruse
Lexo po ashtu Lavrov: Perëndimi po e kthen Maqedoninë në “mjet” në lojën antiruse

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori