LAJMI I FUNDIT:

MPB njofton se cilat aktivitete janë pezulluara për shërbimet me qytetarë

MPB njofton se cilat aktivitete janë pezulluara për shërbimet me qytetarë

Ministria i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton të gjithë qytetarët se pas marrjes së vendimit të Qeverisë për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik si rezultat i coronavirusit, ka pezulluar disa aktivitete që ofrohen nga agjencitë e saj.

Në Departamentin për Operacione të Policisë së Kosovës janë ndërprerë dhe reduktuar shërbimet në sektorin që lëshojnë vërtetimet e të kaluarës kriminale, sektori që lëshon vërtetimet për dokumente të humbura, sektori që merret me aplikim për leje të armëve.


Po ashtu, ndërpritet përcjellja e materialeve të rrezikshme dhe përcjelljet tjera dhe shërbimet ndaj studentëve për çështje studimi (statistika, raporte etj.)

Do të ketë aktive në nivel vendi të gjitha Qendrat Operative Emergjente 112.

Agjencia për Regjistrim Civil ka mbyllë Qendrat për Pajisje me Dokumente (QPD) dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve (QRA) në Komunën e Vitisë, Klinës dhe Malishevës.

Aplikimi për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë – shoferë si dhe regjistrimi i automjeteve, përjashtimisht QPD-ve dhe QRA-ve të përmendura më lart, bëhet vetëm për rastet urgjente mjekësore.

Tërheqja e letërnjoftimit, pasaportës dhe patentë – shoferit, bëhet vetëm në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë;

Po ashtu, apostilimi dhe verifikimi i dokumenteve të gjendjes civile bëhet vetëm për rastet urgjente mjekësore dhe terminët e caktuara në ambasadat e huaja në Kosovë.

Policia e Trafikut Rrugor do të kenë parasysh për të gjitha rastet për patentë-shofer të skaduar, si dhe automjetet që iu ka skaduar regjistrimi, nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë dhe për ato automjete që janë të paregjistruara për shkak se ofrimi i këtyre shërbimeve nga ARC-ja momentalisht është pezulluar.

Inspektorati Policor i Kosovà «s do të kenë kujdestari në thirrje në të gjitha regjionet, sipas nevojës, dhe zyrat rajonale në Prizren, Gjilan e Mitrovicë të Veriut do të mbulohen nga zyrtarët e regjioneve përkatëse.

Departamenti për Siguri Publike nuk do të kryejë këto shërbime për qytetarë:

Në sektorin e shërbimeve private të sigurisë: shërbimet për palët, kompanitë private të sigurimit dhe punëtorët e sigurimit, përjashtimisht rasteve të veçanta që koordinohen mes institucioneve, kompanive private të sigurimit dhe punëtorëve të sigurimit ose aktivitete të veçanta në mes të institucioneve, kompanive private të sigurimit dhe punëtorëve të sigurimit.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion pezullon shërbimet: pajisje me leje qëndrim për të huajt, fitim dhe humbje e shtetësisë së Kosovës, kërkesat për ri- pranim dhe vendimmarrjen lidhur me kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori