LAJMI I FUNDIT:

MPB: Në aksidentin në Prishtinë ishte e përfshirë vetura e MPB, por nuk ishte i pranishëm ministri Mustafa

MPB: Në aksidentin në Prishtinë ishte e përfshirë vetura e MPB, por nuk ishte i pranishëm ministri Mustafa

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka sqaruar se në një aksident trafiku në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, ku ishin të përfshira dy vetura, njëra prej tyre ishte e kësaj ministrie, por nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

MPB njofton se në aksidentin në lagjen “Arbëria” njëra nga dy veturat e përfshira në aksident është e MPB-së, por në veturë nuk ka qenë ministri Mustafa por katër zyrtarë të kabinetit të ministrit.


Lexoni të plotë reagimin e MPB-së:

“Reagim në lidhje me raportimet në media për aksidentin ku është e përfshirë edhe një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se sot rreth orës 09:00 në një aksident trafiku në lagjen Arbëria në Prishtinë, njëra nga dy veturat e përfshira në aksident është e MPB-së. Në këtë veturë kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa.

Ju njoftojmë që në veturën në fjalë nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa.

Duke i falënderuar mediet për bashkëpunimin, kërkojmë nga to që në raste të tilla të merret edhe një konfirmim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori