Moyes: Negociatat për Cesc, vazhdojnë

Djajtë e Kuq kanë bërë dy oferta së fundi për ish-kapitenin e Arsenalit, por të dyja janë refuzuar nga Barcelona.
Mediat angleze shkruajnë se kampioni i Anglisë do të bëjë edhe një ofertë të fundit në vlerën 40 milionë eurove. Këtë e ka konfirmuar edhe Moyes, që nuk ka dhënë më shumë detaje se sa pohimi se ata ende po e negociojnë transferimin e spanjollit.
“Gjërat janë duke vazhduar”, u ka thënë ai gazetarëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































