LAJMI I FUNDIT:

Mourinho zbulon skuadrën kundërshtare që i dha më shumë stres gjatë karrierës si menaxher

Mourinho zbulon skuadrën kundërshtare që i dha më shumë stres gjatë karrierës si menaxher

Jose Mourinho ka qenë trajner në kulmin e futbollit evropian, duke fituar një total prej 25 trofesh të mëdhenj dhe duke mposhtur disa nga menaxherët më të mirë në lojë.

Por përkundrazi çuditërisht, ishte skuadra e Celtic e drejtuar nga Martin O’Neill që i dha portugezit më shumë stres gjatë karrierës së tij si menaxher.

Porto e Mourinhos mundi Celtic në kohën shtesë në finalen e Kupës UEFA të vitit 2003, me brazilianin Derlei që shënoi për 3-2 në minutën të 115-të në Sevilla.

Të gjitha lajmet rreth Jose Mourinho
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Jose Mourinho

Me Porton që kishte kaluar 16 vjet pa fituar një trofe evropian, një peshë e madhe nga shpatullat e Mourinho u ngrit dhe ai e shikon atë si ndeshjen më intensive që ai ka arritur.

“Ajo finale kundër Celtic nuk ishte fitorja më e madhe, nuk ishte gëzimi më i madh, por për sa i përket intensitetit ishte loja ime më e madhe ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Mourinho për Daily Record.

“Loja përfundoi dhe unë mendova se loja ka mbaruar dhe unë kam vdekur. Është ende loja më e tensionuar në karrierën time”.

“Kam luajtur tre finale evropiane që prej asaj kohe, dy në Ligën e Kampionëve. Kam fituar shumë tituj, jam përfshirë në kaq shumë ndeshje të pabesueshme, por për sa i përket të jetuarit me tension, intensitet, me emocione të ngritura në kufi, ajo lojë kundër Celtic mundi të gjitha”, përfundoi portugezi.

Mourinho do të vazhdojë ta drejtojë Porton në një fitore të Ligës së Kampionëve një vit më vonë, përpara se të marrë frenat në Chelsea dhe të fitojë dy tituj radhazi në Ligën Premier, si dhe një Kupë FA dhe dy Kupa të Ligës gjatë periudhës së tij të parë.

Ai pastaj dominoi në Itali duke fituar tripletën me Interin, para se të fitonte La Liga dhe Copa Del Rey me Real Madridin në Spanjë.

56-vjeçari u kthye në Chelsea dhe fitoi përsëri Ligën Premier dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të dytë, ndërsa fitoi Ligën e Evropës dhe Kupën EFL gjatë sezonit të tij të parë në Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori