LAJMI I FUNDIT:

Mourinho tregon se përse i dha topin e ndeshjes talentit të Tottenhamit

Mourinho tregon se përse i dha topin e ndeshjes talentit të Tottenhamit

Jose Mourinho ka zbuluar se përse i dha Tory Parrotit topin e ndeshjes në fitoren 5-0 të Tottenham Hotspurit ndaj Burnleyt.

Spurs fituan ndaj rivalit të Ligës Premier me golat e Harry Kanes, Luvas Mouras, Son Heung-Min dhe Moussa Sissokos.


Por, vëmendja më pas kaloi te 17-vjeçari që debutoi në këtë fundjavë te Tottenhami dhe që shihet si njëri ndër talent më premtues në Angli.

Image

“Ai ka luajtur si 17-vjeçar sot në Ligën Premier, ishte debutimi i tij dhe ka shumë kuptim për të”, ka thënë Mourinho.

“Ai ishte duke luajtur me moshatarët e tij në javën e kaluar, por tani i është dhënë shansi që ta tregojë vetën dhe luajti mirë”, ka shtuar më tej portugezi.

Mourinho ka bërë me dije se shansi do ju vije edhe disa lojtarëve të talentuar të akademisë, por që do t’i merr vetëm disa në skuadrën e parë. /Telegrafi/