Wenger ka thënë se është lehtë që një skuadër të mbrohet, por se vështirë që të sulmojë, dhe këtyre thumbimeve iu përgjigj shumë shpejt Mourinho.

“Nuk është e lehtë të mbrohesh, jo jo nuk është e lehtë. Nëse do të ishte e lehtë atëherë nuk do të humbiste nga Monaco në shtëpi me rezultat 3-1. Nëse është e lehtë të mbrohet, atëherë do të përfundonte 0-0 në Emirates dhe do të fitonte në Monaco. Nuk është e lehtë të mbrohesh”, ka deklaruar Mourinho.


Pos tjerash Mourinho shtoi se askush tjetër pos skuadrës së tij nuk e meriton që ta fitojë Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app