LAJMI I FUNDIT:

Mourinho si Mourinho, proteston dhe përjashtohet nga ndeshja miqësore – Roma e mbyll me katër të kuq takimin me Betisin

Mourinho si Mourinho, proteston dhe përjashtohet nga ndeshja miqësore – Roma e mbyll me katër të kuq takimin me Betisin

Jose Mourinho u tregua pikërisht Jose Mourinho pasi arriti të përjashtohej në një ndeshje miqësore midis klubit të tij të ri, Romës dhe Real Betisit.

Mourinho nuk ka qenë kurrë i trembur të dalë përpara dhe të njoftojë gjyqtarët se çfarë mendon për vendimet e tyre, dhe nuk është ndryshe edhe kur ndeshja nuk është konkurruese, por miqësore.


Roma po përballej me Betisin të shtunën mbrëma, në Spanjë, në miqësoren e parafundit të klubit para se të fillojë sezoni i ri në Serie A pas dy javëve.

Të dyja ekipet po barazonin dhe kishin shënuar katër gola deri në minutën e 58-të, kur Alex Moreno i çoi nikoqirët në avantazh, për herë të tretë gjatë natës.

Përsëritjet e qarta treguan se Moreno përdori dorën për të shënuar, por pa VAR goli qëndroi dhe kjo krijoi polemika.

Lorenzo Pellegrini u ndëshkua pasi demonstroi ndaj gjyqtarin dhe kjo e bëri Mourinhon të vraponte në fushë, për të kërkuar sqarim nga gjyqtari.

Gjyqtari nuk hezitoi dhe menjëherë pas mesfushorit italian e ndëshkoi me të kuq edhe ‘Special One’.

Pjesa tjetër e lojtarëve padyshim vendosën të marrin frymëzim nga menaxheri i tyre i ri, pasi edhe dy të tjerë morën kartonë të kuq deri në fund të ndeshjes.

Gianluca Mancini u largua me të kuq në minutën e 65-të, ndërsa Rick Karsdorp u ndëshkua më të kuq në minutën e 78-të duke çuar në katër numrin e të ndëshkuarve me të kuq.

Më vonë, Betisi shënoi edhe me Cristian Tello dhe Rober për të çuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5-2.

Ndryshe, Mourinho mori punën te Roma pasi u shkarkua nga Tottenhami në prill, më pak se një javë para finales në Carabao Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori