Mourinho nuk e qanë humbjen nga Cremonese, thotë se ka fokusin vetëm te ndeshja e radhës
Roma ka marrë një goditje të madhe pasi është eliminuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Giallorosët kanë pësuar në Olimpico nga Cremonese me rezultat 1-2 në një ndeshje që ishte spektakolare.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur pas kësaj disfate duke e thënë se mysafirët kanë fituar me meritë dhe kanë kaluar në gjysmëfinale.
“Urime Cremoneses, ata me meritë janë në gjysmëfinale. Ne paguajmë për një pjesë të parë të tmerrshme. Më pas, në pjesën e dytë ndodhi një gabim i menjëhershëm dhe epërsia 2-0 ndryshoi dinamikën mendore, me golin e Belottit që mbërriti me vonesë”.
“Ata u mbrojtën me shumë futbollistë dhe ne patëm pak fat. Kam mësuar të mos qaj për humbje, por të shikoj sfidat e radhës. Megjithatë, skuadra lufton të luajë shumë ndeshje”, tha Mourinho.
Tutje trajneri portugez u pyet pse la në pushim disa nga lojtarët kryesorë dhe nuk i inkuadroi nga minuta e parë.
“Por ky është diskutimi i zakonshëm pas çdo ndeshje. Ne kishim disa lojtarë në rrezik, nëse ndoshta do të kalonim, por nëse njëri nga Dybala, Matic ose Abraham do të lëndoheshin dhe qëndronin jashtë për një muaj, çfarë do të bënim? Me Empolin duhet të hyjmë në fushë me dhimbjen e humbjes”, deklaroi trajneri portugez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFormacionet zyrtare, Man City - Real Madrid: Guardiola kthen yjet, në sulm ndaj mbretërve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Bayerni dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion për ndeshjen e dytë - formacionet zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE