LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Fati i sezonit vendoset ndaj Ajaxit, kthimi në LK do ishte fantastik

Mourinho: Fati i sezonit vendoset ndaj Ajaxit, kthimi në LK do ishte fantastik

Jose Mourinho ka folur për arritjen e skuadrës së tij, Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” kanë kapur finalen e Ligës së Evropës në sezonin e tyre të parë në drejtimin e trajnerit portugez, Mourinho, pasi kanë mposhtur Celta Vigon në gjysmëfinale.


Megjithatë, “Special One” vlerëson se fati i sezonit të skuadrës që ai drejton do të vendoset në finale me Ajaxin.

“Djajtë e Kuq” kapin finalen e Ligës së Evropës pas shumë vështirësive ndaj Celta Vigos (Video)
Lexo po ashtu “Djajtë e Kuq” kapin finalen e Ligës së Evropës pas shumë vështirësive ndaj Celta Vigos (Video)

Sipas Mourinhos, fitimi i Ligës së Evropës dhe kualifikimi i Unitedit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm do të ishte diçka fantastike.

“Fati i sezonit tonë do të vendoset në finale me Ajaxin, por megjithatë puna që kanë bërë djemtë përgjatë gjithë sezonit nuk mund të justifikohet në një ndeshje të vetme”, ka deklaruar fillimisht Mourinho.

“Por ky është realiteti dhe nëse nuk fitojmë finalen gjithçka do të hidhej poshtë”, përcjell Telegrafi.

Finalja e Ligës së Evropës, Unitedi e prek për herë të parë në histori
Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Evropës, Unitedi e prek për herë të parë në histori

“Nëse ja dalim të mposhtim Ajaxin dhe të rikthehemi në Ligën e Kampionëve do të ishte diçka fantastike”, përfundoi trajneri portugez.

Ndryshe, finalja e Ligës së Evropës luhet me 24 maj në Stokholm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori