LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Është dashur të fitojmë 5-0 në pjesë të parë

Mourinho: Është dashur të fitojmë 5-0 në pjesë të parë
MADRID, SPAIN - NOVEMBER 03: Jose Mourinho the Manchester United head coach enters a Madrid courthouse on November 3, 2017 in Madrid, Spain. Mourinho is being investigated for alleged tax fraud while he managed Real Madrid. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Jose Mourinho është frustruar shumë me neglizhencën e Manchester Unitedit në disfatën prej 1-0 në udhëtim te Baseli në St. Jakob Park.

United ka pasur nevojë vetëm për një pikë për të siguruar kualifikimin dhe të kalojë tutje në fazën e eliminimit direkt si fitues i Grupit A, por kjo dilemë do të vendoset në xhiron tjetër.


Martias, Lukaku, Fellaini dhe Rojo ishin afër golave teksa United dominoi.

Baseli shfrytëzoi këto mundësi të humbura duke shënuar një gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe si zakonisht Mourinho ishte nervoz.

“Ne kemi humbur për shkak se është dashur të jemi 5-0 në fund të pjesës së parë dhe nuk shënuam përkundër dominimit kaq të madh”.

Të gjitha lajmet nga Manchester United
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Manchester United

“Ne e kishim të lehtë në shumë periudha, ishte e pamundshme të mos fitojmë”.

“Por, përvoja na thotë se kur humbisni gjithë ato raste, aëtherë e vini veten në pozitë për të humbur. Në pjesën e dytë, ndoshta ne menduam se 0-0 ishte në rregull, por më pas ata shënuan”, deklaroi Mourinho.

Portugezi refuzoi të fajësojë lojtarë të caktuar, duke thënë se faji u takon të gjithë lojtarëve. /Telegrafi/