LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e do Hysajn te Manchester Unitedi

Mourinho e do Hysajn te Manchester Unitedi
during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Napoli and Villarreal on February 25, 2016 in Naples, Italy.

Pas dy humbjeve radhazi të kombëtares shqiptare, atë përballë Italisë për kualifikueset e Rusi 2018, dhe atë përballë Bosnjës në një ndeshje miqësore, duket se ka një lajm të madh për gjithë tifozët kuq e zinj.

Një prej mbrojtësve shqiptarë është drejt transferimit të një prej klubeve elitare në Britaninë e Madhe.


Elseid Hysaj mund të transferohet në Ligën Premier gjatë afatit të verës. Sipas asaj që shkruan Goal.com nga burime të sigurta, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Hysaj, mund të transferohet gjatë verës në “Old Traford”.

Antonio Valencia është drejt fundit të karrierës, ndërsa Jose Mourinho nuk i beson italianit, Darmian, dhe është duke konsideruar një shkëmbim me mbrojtësin shqiptar, Hysaj.

Për 23 vjeçarin më parë raportohej se kërkohej edhe nga Barcelona, por Goal.com shkruan se Unitedi është duke menduar seriozisht që ta transferojë shqiptarin.

Hysaj ka klauzolë 50 milionë euro, shifër e lartë kjo, por “Djajtë e Kuq” nuk duan të mendojnë për para duke parë formën e mirë që po kalon 23 vjeçari në Serie A. Hysaj deri më tani ka bërë 76 paraqitje për Napoli në dy sezone.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori