LAJMI I FUNDIT:

Mourinho cakton shënjestrën për janar: Ai është talenti i Valencias, Carlos Soler

Mourinho cakton shënjestrën për janar: Ai është talenti i Valencias, Carlos Soler
Getty Images

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka bërë listën e lojtarëve për të cilët është i interesuar për afatin e janarit, ndërsa Carlos Soler është në krye të listës.

Gjatë verës, strategu portugez deshi t’i transferonte katër lojtarë, por arriti t’i transferonte vetëm tre, duke mos arritur t’i siguronte shërbimet e mesfushorit të Interit, Ivan Perisic.


(Foto: Getty Images)

Djajtë e Kuq vazhdojnë të kenë mungesa të mesfushorëve kreativë, ndërsa The Independent bën të ditur se Mourinho do të përpiqet ta transferojë futbollistin e Valencias.

20-vjeçari ka lënë përshtypje të mëdha, prej se u bë pjesë e ekipit të parë të Los Che, ndërsa i nuk luan në krah, por është më shumë mesfushor kreativ.

Mourinho nuk pushon, vëzhgon yjet e klubit në ndeshjet e kombëtareve
Lexo po ashtu Mourinho nuk pushon, vëzhgon yjet e klubit në ndeshjet e kombëtareve

Në 11 paraqitje në La Liga këtë edicion, i ka dhuruar katër asistime dhe ka shënuar një gol.

Sipas njoftimeve, Soler kushton rreth 45 milionë euro, por natyrisht se Unitedi do të përpiqet ta ulë këtë shifër.

(Foto: Getty Images)

Po ashtu, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Andreas Pereira, i cili aktualisht është i huazuar në Mestalla dhe dëshiron të qëndrojë atje.

Problemet financiare të Valencias janë një shtytje për Unitedin rreth mundësisë së transferimit të Soler. /Telegrafi/