LAJMI I FUNDIT:

Motta rikthehet në Serie A?

Motta rikthehet në Serie A?

Thiago Motta duket se është gati dhe të kthehet në Genoa pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain të skadojë.

Reprezentuesi italian mbush 35 vjet muajin e ardhshëm dhe tani është një agjent i lirë, por nuk ka ndërmend të varë këpucët e tij.


Lëndimi i fundit i Rossit na kujton 10 lojtarët që dëmtuan të dy gjunjët gjatë karrierës (Foto)
Lexo po ashtu Lëndimi i fundit i Rossit na kujton 10 lojtarët që dëmtuan të dy gjunjët gjatë karrierës (Foto)

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.it, mesfushori po konsideron një rikthim në Serie A, në stadiumin Marassi.

Ai tashmë e rifilloi karrierën e tij një herë me ekipin Grifone, duke arritur si transferim i lirë në vitin 2008 dhe brenda një viti duke fituar një transferim prej 10.2 milionë eurosh në Inter.

Thiago Motta ishte në skuadrën e Nerazzurrëve që fituan tripletën dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit në janar të vitit 2012 për 11.5 milionë euro. /Telegrafi/