LAJMI I FUNDIT:

Motra rregulloi gjithçka rreth kontratës së re të Diego Simeones: Ai nuk do të jetë më i paguar në botë si trajner

Motra rregulloi gjithçka rreth kontratës së re të Diego Simeones: Ai nuk do të jetë më i paguar në botë si trajner

Diego Simeone ka 12 vite në bankinën e Atletico Madridit dhe siç e ka konfirmuar sot shkruan Marca dhe shumë media spanjolle, ai do të qëndrojë edhe për tre vjet e gjysmë dhe do të bëhet trajneri më jetëgjatë në historinë e klubit të famshëm.

E gjithë marrëveshja, shkruan Marca, u organizua nga Natalia Simeone, motra dhe agjentja e legjendarit Chole.


Në fund të tetorit nisën negociatat dhe pas dy takimesh të dyja palët ranë dakord për kushtet dhe Cholo do të qëndrojë në bankinën e Atlético Madridit deri në vitin 2027.

Diego Simeone refuzoi sauditët, zgjat kontratën me Atletico Madridin
Lexo po ashtu Diego Simeone refuzoi sauditët, zgjat kontratën me Atletico Madridin

Drejtori i Përgjithshëm i Atlético, Miguel Angel Gil Marin, e adhuron Simeonen dhe i ofroi një kontratë të re trevjeçare, por argjentinasi fillimisht ishte në favor të një opsioni dyvjeçar.

Në fund, ai u pajtua, ndërsa çështja e parave nuk ka qenë kurrë objekt diskutimi mes palëve.

Familja Simeone është e vetëdijshme se fuqia financiare e Atletico Madridit nuk është aq e fortë sa dikur dhe trajneri argjentinas ka pranuar të takojë zyrtarët e klubit, ndaj spekulohet se me kontratën e re Simeone do të fitojë dukshëm më pak se 16 milionë eurot që fitonte me kontratën aktuale, që e bënte trajnerin më të paguar në botë.

Atletico nën drejtimin e argjentinasit fitoi dy kampionate spanjolle, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ata fituan edhe dy herë Ligën e Evropës, dy herë Superkupën e Evropës dhe luajti në dy finale të Ligës së Kampionëve (duke humbur të dyja herët nga Real Madridi). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori