LAJMI I FUNDIT:

Motra e Kim Jong Un fyen Bidenin, kritikon marrëveshjen e mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Seulit

Motra e Kim Jong Un fyen Bidenin, kritikon marrëveshjen e mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Seulit

Motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut thotë se vendi i saj do të organizojë shfaqje më provokuese të fuqisë së saj ushtarake në përgjigje të një marrëveshjeje të re SHBA-Kore Jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kim Yo Jong gjithashtu bëri ofendime personale ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili pas një samiti me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol të mërkurën deklaroi se çdo sulm bërthamor i Koresë së Veriut ndaj SHBA-së ose aleatëve të saj do të “rezultojë në fundin e çfarëdo regjimi”.


Takimi i Biden me Yoon në Uashington erdhi në mes të tensioneve të rritura në Gadishullin Korean.

Që nga fillimi i vitit 2022, Koreja e Veriut ka testuar rreth 100 raketa, duke përfshirë demonstrime të shumta të raketave balistike ndërkontinentale të dizajnuara për të arritur në kontinentin e SHBA-së dhe një mori të tjera me rreze të shkurtër veprimi që Veriu i përshkroi si sulme të simuluara bërthamore ndaj Koresë së Jugut.

Në komentet e saj të publikuara në mediat shtetërore, Kim Yo Jong tha se marrëveshja SHBA-Kore e Jugut pasqyronte “vullnetin më armiqësor dhe agresiv të veprimit” të aleatëve kundër Veriut dhe do ta shtyjë paqen dhe sigurinë rajonale në “rrezik më serioz”.

Ajo gjithashtu sulmoi Bidenin për paralajmërimin e tij të prerë se agresioni bërthamor i Koresë së Veriut do të rezultonte në fundin e regjimit të saj, duke e quajtur “me aftësi mendore të kufizuara”.

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut, e cila merret me çështjet ndër-koreane, i përshkroi komentet e saj si “absurde” dhe këmbënguli që ato të përcjellin “nervozizmin dhe zhgënjimin” e Veriut mbi përpjekjet e aleatëve për të forcuar parandalimin bërthamor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori