LAJMI I FUNDIT:

Motra e Cristiano Ronaldos: Rezultati pozitiv për COVID-19 është mashtrimi më i madh ndonjëherë

Motra e Cristiano Ronaldos: Rezultati pozitiv për COVID-19 është mashtrimi më i madh ndonjëherë

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me coronavirusin COVID-19 dhe motra e tij Katia Aveiro ndau një mesazh të zemëruar në mediat e tij sociale duke thënë se ky është ‘mashtrimi më i madh ndonjëherë’.

Dje (e martë) gjatë ditës u raportua se ylli i Juventusit ka rezultuar pozitiv pas testeve të bëra me kombëtaren e Portugalisë.


Megjithatë, ky rezultat nuk i ka pëlqyer aspak motrës së Ronaldos, Katia Aveiro, e cila ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se ky është një mashtrim.

Ronaldo infektohet me COVID-19
Lexo po ashtu Ronaldo infektohet me COVID-19

“Nëse duhet të jetë Cristiano Ronaldo të zgjojë botën, atëherë duhet të them se ky njeri është një i dërguar nga Zoti. Faleminderit”, shkroi ajo në një ‘story’ në Instagram.

“Unë mendoj, që nga sot, mijëra njerëz kanë filluar të besojnë në pandemi dhe të ndjehen si unë: mashtrimi më i madh ndonjëherë”.

Postimet e motrës së Ronaldos në Instagram

“Një frazë që lexova sot dhe duartrokas. Mjaft me këtë botë të kukullave, dikush hap sytë ju lutem”, shkoi në një tjetër ‘story’ motra e Ronaldos.

Deklaratat për të cilat ajo referohet janë ato të një gazetari portugez i cili thotë se diagnoza e Ronaldos me Covid është shembulli më i mirë për njerëzit që të besojnë në virus dhe të kujdesen për veten e tyre duke ndryshuar zakonet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori