LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklistët që erdhën nga Serbia u kthyen mbrapsht në pikën kufitare në Jarinjë

Motoçiklistët që erdhën nga Serbia u kthyen mbrapsht në pikën kufitare në Jarinjë

Dhjetëra motoçiklistë të cilët ishin nisur nga qytete të ndryshme të Serbisë në drejtim të Kosovës, janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Në drejtim të kësaj pike kufitare janë vendosur edhe automjete të blinduara të Policisë së Kosovës.


Me mbishkrime provokuese, motoçiklistë nga Serbia nisen drejt Kosovës - policia dërgohet drejt kufirit
Lexo po ashtu Me mbishkrime provokuese, motoçiklistë nga Serbia nisen drejt Kosovës - policia dërgohet drejt kufirit

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se motoçiklistët janë shpërndarë dhe shumë shpejt do të largohen nga Jarinja edhe njësitet policore.

“Motoçiklistët të cilët kanë ardhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, janë shpërndarë. I kemi njoftuar se nuk mund të hyjnë në Kosovë. Shumë shpejt do të largohen edhe njësitet policore nga aty”, ka deklaruar Elshani.

Nga grupi i motoristëve “Bike Rock Mission” më herët kanë konfirmuar për mediat serbe se rrugën për në Kosovë e kanë nisur nga Beogradi “në shenjë mbështetjeje për popullin serb”.

Ata ka thënë se do të udhëtojnë përmes për në Rashkë dhe se presin që gjatë rrugës t’u bashkohen motoristë të tjerë.

Sipas raportimeve në media, motoçiklistët planifikonin që në Kosovë të hyjnë përmes Jarinjës dhe të shkojnë në Leposaviq e Zveçan si dhe udhëtimin e tyre ta përfundojnë në Mitrovicë.

Arsyeja e ardhjes së tyre kinse ishte e natyrës humanitare dhe një nga qëllimet ishte restaurimi i Kishës së Shën Dimitrit, si dhe ndihma për familjet serbe “më të rrezikuara në Kosovë”, transmeton Telegrafi.

Mësohet se në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungonin flamujt serbë dhe mbishkrimet provokuese si “Kosova është djep i Serbisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori