Motoçiklistë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës, të cilët pritet të arrijnë te pika kufitare në Jarinjë. Për këtë arsye Policia e Kosovës ka dërguar pjesëtarët e saj drejt kufirit.
Nga grupi i motoristëve “Bike Rock Mission” kanë konfirmuar për mediat serbe se rrugën për në Kosovë po e nis nga Beogradi “në shenjë mbështetjeje për popullin serb”.
Ata konfirmuan se do të udhëtojnë përmes për në Rashkë dhe se presin që gjatë rrugës t’u bashkohen motoristë të tjerë.
Siç raportojnë mediat, motoçiklistët planifikojnë që në Kosovë të hyjnë përmes Jarinjës dhe të shkojnë në Leposaviq e Zveçanit dhe udhëtimin e tyre ta përfundojnë në Mitrovicë.
Arsyeja e ardhjes së tyre kinse është i natyrës humanitare dhe një nga qëllimet është restaurimi i kishës së Shën Dimitrit, si dhe ndihma për familjet serbe më të rrezikuara në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për mediat serbe se kanë informacione se motoçiklistë nga Serbia janë nisur drejt kufirit në Jarinjë.
“Ne kemi marrë informacione se disa motoçiklistë janë nisur drejt atij kufiri, ndaj nëse ka ndonjë problem, policia duhet të jetë aty”, tha ai.
Elshani nuk ka specifikuar se sa pjesëtarë të policisë janë dërguar në këtë vendkalim.
Mësohet se në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet provokuese si “Kosova është djep i Serbisë”.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë veç ndodhen afër Jarinjës, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit