LAJMI I FUNDIT:

Motoçikleta nga Bosch njofton automatikisht shërbimet e urgjencës kur ndodh një aksident

Motoçikleta nga Bosch njofton automatikisht shërbimet e urgjencës kur ndodh një aksident

Bosch ka nisur një sistem të ri të thirrjeve të emergjencës, i cili automatikisht mund të kërkojë ndihmë kur ndodh aksidenti.

Sidoqoftë, ky sistem është menduar vetëm për motoçikleta.


Në njoftimin e kësaj kompanie, Bosch sqaron se “rreziku i aksidentit me motoçikletë është 20 herë më i lartë sesa për drejtuesit e automjeteve” dhe sa më shpejt një motoçiklist të marrë ndihmë, aq më të mëdha janë shanset e tyre për të mbijetuar, transmeton Telegrafi.

Sistemi mbështetet në njësinë e sensorit inercial që është pjesë e kontrollit të stabilitetit të motorëve Bosch MSC.

Shërbimi gjithashtu mbështetet në algoritmin e integruar të aksidentit të sensorit për të përcaktuar nëse një motor me të vërtetë ka pësuar një aksident ose thjesht është ndalur.

Nëse sistemi vendos që një motoçikletë është aksidentuar, ai do të transmetojë informacione rreth vendit të ngjarjes. /Telegrafi/