eksperti-banner

Turistja që po lundronte nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ka treguar lëvizjet mjaft të mira të vallëzimit, megjithëse ishte e vetmja në pistë, transmeton Telegrafi.

Ajo është filmuar në orët e mëngjesit, duke ndjekur ritmet e muzikës, që e interpretonte një bend.


Në videon e regjistruar nga një turist, gruaja me kapelë shihet duke hedhur hapa, duke dridhur trupin e madje edhe duke bërë zgjatje të këmbëve. /Telegrafi/