LAJMI I FUNDIT:

Moti me shi

Moti me shi

Deri në mesditë, i gjithë territori i Shqipërisë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qendrore duke gjeneruar rrebeshe shiu afatshkurtër, kryesisht në veri.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që zonat veriore dhe qendrore të dominohen nga vranësira dhe shira lokale ndërsa zonat jugore do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.


Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim 4 ballë. /Telegrafi/